Elbasan Rashani ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kosovës ndaj Gjeorgjisë që zhvillohet nesër.
Kosova do të jetë mysafire e Gjeorgjisë të enjten nga ora 18:00, ndeshje e vlefshme për kualifikime të Kupës së Botës Katar 2022.
Para ndeshjes ka folur futbollisti i ‘Dardanëve’, Elbasan Rashani, i cili po kalon një formë shumë të mirë me klubin e tij Clemont në Ligue 1.
“Unë jam në formë të mirë, kam ardhur në këto ndeshje pas një forme të mirë te Clermont. Të gjithë futbollistët në ekipin tonë janë gati për këtë ndeshje”.
“Kemi ardhur në Gjeorgji për të arritur rezultat pozitiv dhe do të japim maksimumin për të arritur një gjë të tillë”.
“Nuk është e lehtë të luhet pa shikues, ne preferojmë të luajmë me tifozë edhe si vendas por edhe si mysafir. Fokusi ynë i tërë do të jetë brenda fushës”, deklaroi sulmuesi.
Rashani u pyet për startin e tij mirë te Clermont ku në katër ndeshjet e para ka realizuar tre gola dhe një asistim.
“Absolutisht Liga e Francës është njëra ndër ligat më të mira dhe jam i lumtur me ndeshjet e para që kam zhvilluar, megjithatë tani i tërë fokusi im është te Kosova”, përfundoi Rashani.
Rashani pritet që nesër të luajë nga minuta e parë. /Telegrafi/