Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, është shprehur jashtëzakonisht krenar për kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Los Rojiblancos fituan me rezultat 2-0 kundër Barcelonës në ndeshjen kthyese çerekfinale në Vicente Calderon, ndërsa të dy golat i shënoi francezi.
“Kjo ndeshje ishte për tifozët. Ishte shumë gjë e mirë që të riktheheshim. Kemi bërë një angazhim të madh dhe kemi dhënë gjithçka në fushë”.
“Ne ishim shumë të fuqishëm në mbrojtje. Jam shumë krenar me ekipin. Do t’i marrim ndeshjet një nga dhe do të shohim nëse do ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Griezmann. /Telegrafi/