Arlind Ajeti është shprehur i kënaqur me fitoren e Shqipërisë kundër Rumanisë duke thënë se lojtarët dhanë gjithçka në fushë.
“Kemi besuar deri në fund dhe ia kemi arritur. Tani shpresojmë që rezultatet e ndeshjeve tjera të përfundojnë në favor tonin”.
“Kemi dhënë maksimumin në fushë dhe në fund fituam”, ka thënë Ajeti.
Kujtojmë që Shqipëria është e treta në Grupin A me tri pikë dhe do të shpresojë që të jetë njëra prej katër përfaqësueseve të treta që do të vazhdojë tutje. /Telegrafi/