Telegrafi

Lojtari i Milanit tregon talentin në piano (Video)

Atmosfera e duhur, dritat fikur, pianoja në qendër të studios së “Domenica Sportiva” dhe sulmuesi i Milanit, Gianluca Lapadula, që mahnit publikun me performancën e tij.

I ftuar special në emisionin e mbrëmjes, Lapadula foli për aventurën e tij kuqezi në një intervistë të gjatë, por edhe habiti të gjithë kur shfaqi talentin si muzikant.

Lexo po ashtu Lapadula mund t’i bashkohet skuadrës së madhe spanjolle

Sulmuesi interpretoi një pjesë të Shopenit dhe u shfaq shumë i emocionuar. /TCH/