Njëri nga tre lojtarët që kishin shpëtuar në aksidentin tragjik që skuadra e Chapecoenses e pësoi e ku humbën jetën 19 persona është zgjuar dhe ka filluar ecjen.
Alan Ruschel, mbrojtësi 27 vjeçar është ai që i kishte shpëtuar këtij aksidenti tragjik që shokoi botën e futbollit dhe më gjerë.
Ruschel ishte transferua në klinikën Somer, që është ndër më të mirat në Kolumbi.
Tani mbrojtësi brazilian ka filluar të ecë që është një lajm i mirë për tifozët që u përballen me humbjen e 71 njerëzve në atë aksident.
Lojtari u fotografua duke ecur nën ndihmën e mjekut ortopedik Andre Sonagli.
Ai kishte postuar një video para përplasjes.
Ai kishte edhe disa fjalë.“Dua të them se jam duke u rimëkëmbur në mënyrën më të mirë dhe shumë shpejtë do të jem në Brazil për ta mbyllur shërimin”
“Dua tu falënderoj të gjithë juve për mbështetjen që ma keni dhënë dhe që ma ka ndihmuar shumë për shërimin tim. Dua vetëm t’i falënderoj të gjithë, faleminderit shumë”, ka thënë ai.
Edhe mjeku Sonagli ka thënë se pacienti i tij është mirë dhe nuk ka dëmtime . ai mund të ec shumë shpejtë.
Në aksident humbën jetën në total 71 persona ku një aeroplan u rrëzua në afërsi të Medellin të Kolumbisë.
Klubi i Chapecoenses ishin duke udhëtuar për ta zhvilluar finalen e Copa Sudamericana kundër Aletico Nacionalit.
Zyrtarisht ky klub është fitues i këtij trofeu. /Telegrafi/