Mesfushori i Maccabi Haifas, Maor Levi arriti të shpëtojë kundërshtarin Nodar Kavtaradze nga dëmtimi i rëndë, pasi dyshja u përplasën të enjten mbrëma.
Haifa priti Dinamo Tbilisi në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, në ndeshjen e cila ishte e kthimit për këto dy skuadra.
Izraelitët hynë në lojë me një epërsi 2-1, pasi kishin mundur kundërshtarët e tyre gjeorgjianë një javë më parë, në garën e fundit të klubeve të UEFA-s.
Në fund, klubi izraelit ishte dukshëm më i mirë pasi fitoi me rezultat të thellë 5-2 dhe u kualifikua tutje me rezultat të përgjithshëm 7-2.
— Maccabi Haifa FC (@mhfootballclub) July 29, 2021
Megjithatë, në minutën e 68-të kur rezultati ishte ende 2-1, pati një rast shumë të veçantë, ku Kavtaradze i Tbilisit mund të lëndohej keq.
Gjatë një dueli në ajër në mes të Levit dhe Kavtaradzes, ky i fundit dukej se rrezohej keq me qafë dhe shpinë në tokë.
Fair play total 👏
Maor Levy 🇮🇱 salva Nodar Kavtaradze 🇷🇺 de um perigoso esbardalhanço, de tal forma que o russo até parece que se apaixona de imediato 💕😆 pic.twitter.com/jefQCcbEfk— GoalPoint (@_Goalpoint) July 30, 2021
Por, për fat të mirë kundërshtari i tij e shpëtoi atë duke arritur të kapte mesfushorin në ajër dhe ta vendoste në tokë me lehtësi.
Ky gjest i Levit u duartrokit nga të gjithë të pranishmit në fushë, ndërsa kundërshtari i tij e falënderoi disa herë që nuk e lejoi të lëndohej. /Telegrafi/