Zlatan Ibrahimovic i ka pushtuar ballinat e mediave botërore, pas het-trikut të realizuar kundër Los Angeles në fundjavën e kaluar.
Sulmuesi 37-vjeçar realizoi një het-trik perfekt, ndërsa e ka përshkuar veten si një ‘Ferrari’, në një ligë të mbushur me ‘Fiat’.
Por, sulmuesi suedez kishte një përballje me mbrojtësin e Los Angles, Mohamed El-Munir, mirëpo që nuk mori vëmendje të madhe pas përfundimit të ndeshjes.
— Amro Tarek (@amrotarek_) July 22, 2019
Shumë tifozë besojnë se sulmuesi i LA Galaxy do të duhej të ndëshkohej me karton të kuq për goditjen me bërryl që i bëri kundërshtarit.
Pas ndeshjes, është mësuar se El-Munir është detyruar të shkojë te mjeku, e që me gjasë do t’i nënshtrohet një operacioni, pas goditjes që ka pranuar nga Ibrahimovic.
Mbrojtësi thuhet se ka pësuar lëndime afër veshit dhe që me gjasë do t’i nënshtrohet një operacioni, derisa lëndimi mund të vërehet qartë. /Telegrafi/
This is just unbelievable!!! ElMounir is going to have a surgery tomorrow! pic.twitter.com/XQnT8xEC5K
— Amro Tarek (@amrotarek_) July 22, 2019