Telegrafi

Lojtari i Liverpoolit bëri kërkesë për largim në ditën e parë zyrtare të Arne Slot në krye

Një lojtar i Liverpoolit ka bërë kërkesë që të largohet nga klubi në ditën e parë zyrtare të Arne Slot në krye. Slot edhe zyrtarisht u emërua trajner i Liverpoolit duke zëvendësuar Jurgen Kloppin i cili pas pothuajse nëntë vitesh në krye të klubit, kishte njoftuar se do të largohet.

45-vjeçari do të ketë një punë të madhe për të bërë këtë verë, pasi duhet të tentojë që ta instalojë stilin e tij të lojës tek lojtarët e tij të ri, shumica e të cilëve do të humbasin parasezonin për shkak se do të jenë të angazhuar në Euro 2024 dhe në Copa America.

Një lojtar i cili do të jetë në dispozicion për parasezonin është mbrojtësi Sepp van den Berg, i cili kaloi sezonin 2023/2024 në huazim tek Mainzi në Bundesliga.

22-vjeçari i cili iu bashkua Liverpoolit nga ekipi holandez PEC Zwolle në vitin 2019, ka bërë katër paraqitje për “Të Kuqtë”, por ende nuk e ka bërë debutimin e tij zyrtar në Ligën Premier.

The Athletic ka raportuar se Liverpool është i gatshëm që ta shesë Van den Bergun këtë verë, por po kërkojnë të paktën 20 milionë euro.

Në një intervistë për De Telegraaf, mbrojtësi holandez i ka bërë të qarta ndjenjat e tij kur u pyet për çmimin e tij dhe të ardhmen në ‘Anfield’.

“E dija se nuk mund të hyja nga PEC Zwolle në ekipin e parë të Liverpoolit. Unë mund të isha tek Liverpooli edhe për një ose dy vite, por dëshiroja që të luaja”.

Lexo po ashtu Liverpooli synon blerjen e mesfushorit këmbëshpejtë – Slot e do me çdo kusht në ekip

“Unë kërkova që të huazohesha. Çdo herë, sepse e ndieja se po bëhesha më i mirë. Unë gjithashtu kisha përparuar në aspektin fizik”.

“Kiusha një bisedë me drejtuesit e klubit. Ata më thanë që kanë dëgjuar fjalë të mira për mua. E kuptoj se nuk do të lija jashtë Van Dijk, Matip ose Konate, por mendoja se mund të isha pjesë e ekipit”.

“Kur nuk mu dha mundësia përsëri, unë thashë: E kam kuptuar, dëshiroj të largohem. Ju dëshiruat që ta fshihni të ardhmen time”, përfundoi Den Berg./Telegrafi/