Liverpooli është shumë afër që të sigurojë shërbimet e Piotr Zielinskit – bëjnë të ditur mediat polake.
Sipas Przeglad Sportowy, lojtari i Empolit është në bisedime të avancuara me klubin anglez.
Menaxheri Jurgen Klopp kërkon shërbimet e mesfushorit 21-vjeçar dhe shefat pritet që t’ia sjellin në Anfield.
Në ndërkohë, Philippe Coutinho i ka publikuar disa fotografi, ku Zielinski ka pozuar me fanellën e Liverpoolit.
Duke u bazuar në këto imazhe dhe në informacionet e publikuara në media, duket se transferimi është vetëm çështje kohe. /Telegrafi/