Lojtari Muhammed Gumuskaya mbeti i tronditur kur nuk arriti të gjente stemën e klubit të Fenerbahces në fanellën e tretë të prodhuar nga Puma, gjatë festimit të golit të tij të shënuar kundër HJK Helsinki.
Mesfushori turk 20-vjeçar zëvendësoi ish-yllin e Arsenalit, Mesut Ozil, në minutën e 62-të të ndeshjes kualifikuese të Fenerbahces të enjten në kuadër të Ligës së Evropës.
Gumuskaya bëri një ndikim të menjëhershëm teksa theu ngërçin dhe shënoi gol në minutën e 65-të në stadiumin ‘Sukru Saracoglu’ në Stamboll.
Well done, lads! 💪
FT | Fenerbahçe 1-0 HJK Helsinki#FBvHJK pic.twitter.com/nDW87RmaHk
— Fenerbahçe English (@Fenerbahce_EN) August 19, 2021
Lojtari i Fenerbahces tërhoqi fanellën e tij për të puthur stemën e klubit, por shpejtë e kuptoi se ajo nuk ishte e pozicionuar aty ku zakonisht do të gjendej.
Gumuskaya u përpoq me dëshpërim për të gjetur stemën në pjesën e përparme të fanellës, por Puma ka zhvendosur logon e secilit klub në pjesën e pasme dhe e ka vendosur atë nën jakë.
Momenti i festës së talentit turk është bërë shpejtë viral në rrjetet sociale, ndërsa shumë përdorues u argëtuan nga ky moment.
Fenerbahce është ndër 10 klubet e mëdha evropiane që nënshkruan një marrëveshje me Puma për prodhimin e fanellës së tyre të tretë. /Telegrafi/
https://twitter.com/carnate1974/status/1428449824421126145