Telegrafi

Lojtari i Barcës i frikësohet Realit

Jordi Alba është i bindur se Real Madridi nuk e ka lënë anash La Ligan.

Mbrojtësi i Barcelonës është i bindur se Reali do të vazhdojë të jetë konkurrent në La Liga përkundër faktit se klubi mbretëror humbi minimalisht nga Atletico Madridi”.

“Është një kryesim i mirë për ne, nuk dua që të gënjej, por nëse humbasim një ndeshje, Reali dhe Atletico do të kthehen në luftë për titull”.

“Është një avantazh me rëndësi, por ne duhet që të vazhdojmë deri në fund. Ne kemi përparësi me diferencë pikësh, por kjo varet tash nga ne”, deklaroi Alba.

Spanjolli shtoi se fitorja ndaj Sevillas ishte e rëndësishme, sepse Sevilla ka një ekip mjaftë të fortë. /Telegrafi/