Site icon Telegrafi

Lojtari i Arsenalit ‘nuk ka të ardhme’ në klub, Arteta pajtohet me largimin e tij

Mikel Arteta raportohet se ka vendosur se një lojtar i Arsenalit ‘nuk ka të ardhme’ në “Emirates Stadium”.

Arsenal momentalisht janë në pozitën e dytë në Ligën Premier, me liderët e tabelës Liverpoolin që kanë një epërsi prej pesë pikësh ndaj “Topçinjve”.

Këto dy ekipe do të përballen ne Londrën Veriore sot (e diel), duke i dhënë Arsenalit një mundësi perfekte për të zbutur diferencën e pikëve me ekipin e Jurgen Klopp.

Përveç rezultateve në fushë, Arsenali nuk ishte aq aktiv në afatin kalimtar të janarit, pasi asnjë blerje nuk u kompletua nga Arteta dhe stafi i tij, duke marrë parasysh shumat e mëdha që i shpenzuan verën e kaluar.

Por, ani pse afati kalimtar është mbyllur, klubi po vazhdon të monitorojë situatën për të përmirësuar ekipin, gjë që mund të çojë deri në largimin e një lojtari të ekipit të parë, i cili besohet se ‘nuk ka të ardhme’ në “Emirates”.

Lexo po ashtu Mikel Arteta zbulon se çfarë ka mësuar më së shumti nga Jurgen Klopp

Sipas Football Insider, Arsenali ka vendosur për shitjen e mesfushorit Albert Sambi Lokonga gjatë verës. 24-vjeçari i cili për momentin po luan në huazim tek Luton Town, ka bërë vetëm tetë paraqitje në elitën e futbollit anglez.

Raporti shton se drejtuesit e Arsenalit besojnë se ai ‘nuk ka të ardhme’ me këtë fanellë, pasi emra si Declan Rice, Kai Havertz dhe Martin Odegaard janë më favoritë për të marrë minuta./Telegrafi/

Exit mobile version