Telegrafi

Lojtarët të cilëve Interi do t’ua rinovojë kontratat

Interi është duke planifikuar që gjatë këtij muaji t’ua rinovojë kontratat disa futbollistëve.

Mauro Icardi, Marcelo Brozovic e Gary Medel janë disa prej emrave që do t’u vazhdohen kontratat.

Pronarët e rinj akoma nuk e kanë kompletuar procesin e transformimit në zbatim, prandaj duhet të zgjidhen disa çështje financiare dhe pastaj do të shqyrtohen kontratat e futbollistëve.

Lexo po ashtu Icardi pritet të rinovoj me Interit, i vendoset një klauzolë e ‘çmendur’

Sipas Gazzetta dello Sport, Icardi dhe Brozovic pritet të nënshkruajnë deri në vitin 2021. Argjentinasi do të përfitojë pesë milionë euro në sezon, kurse kroati 2.5 milionë.

Medel mbetet pa kontratë në vitin 2017, po ashtu kontratat u skadojnë edhe drejtorëve Giovanni Gardini dhe Piero Ausilio, të cilët pritet të vazhdojnë edhe për dy vite të tjera. /Telegrafi/