Telegrafi

Lojtarët me më së shumti gola në kualifikimet për Rusia 2018

Tashmë grupet për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Rusia 2018’ kanë filluar të marrinë formë, është koha t’ia hedhim një sy listës së golashënuesve.

Lojtari me më së shumti gola është sulmuesi i Përfaqësueses së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, me 14 gola.

I ndjekur nga Robert Lewandowski i Polonisë me 11 gola.

Pastaj në radhë vijnë Romelu Lukaku me 10 gola me Belgjikën e tij, ndërsa top katërshja mbyllet nga portugezi, Andre Silva me shtatë gola.

Ndërsa deri më tani përfaqësueset e kualifikuara janë:

Rusia, Brazili, Japonia, Irani, Meksiko dhe së fundmi Belgjika. /Telegrafi/