Telegrafi

Lojtarët me më së shumti driblime që nga fillimi i sezonit 2015/16

Lojtarët të cilët driblojnë janë ata më të kërkuarit, pasi ata shpesh herë marrin kontrollin e lojës në këmbët e tyre.

Zakonisht për të dribluar afinitet kanë lojtarët latin dhe nuk është çudi që lojtari me më së shumti driblime të kompletuara në top pesë ligat evropiane është Neymar me 163 driblime.

Pas tij vijnë Ben Arfa (162 driblime), Wilfred Zaha (154), Riyad Mahrez (145) dhe Franco Vazquez (136).

Pesëshja e lartpërmendur po ashtu kanë shënuar dhe asistuar shumë, e gjitha kjo fal aftësive të tyre për të manovruar me topin. /Telegrafi/