Kampionati Botëror ka mbyllur të martën xhiron e parë të grupeve, ndërsa ka filluar edhe e dyta me ndeshjen Rusi – Egjipt.
Shumë lojtarë kanë befasuar në ndeshjet e para të zhvilluara në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi.
Disa prej tyre kanë luajtur shumë pak, por ka edhe nga ata që nuk kanë luajtur fare me skuadrat e tyre, por që në Rusi ishin startues.
Më befasuesit janë arabët që luajnë në La Liga. Për të thënë luajnë në La liga, pasi janë pjesë e këtyre skuadrave edhe pse kanë luajtur pak.
Yahya Al-Shehri, Salem Al-Daësari dhe Fahad Al-Mueallad, ishin statues për Arabinë Saudite edhe pse nuk luajë luajnë kurrë në La Liga.
Argjentina vazhdon të ketë problem me portier, ndërsa startues ka qenë Willy Caballero, i cili te Chelsea ka mbrojtur vetëm në tri ndeshje.
Dhe David Ospina ishte në portën e Kolumbisë, por që luan rrallë të Arsenali.
Marcos Rojo, Achraf Hakimi, Sime Vrsaljko dhe Nacho ishin startues me Kombëtaret e tyre edhe pse rrallë luajnë në skuadrat e tyre. /Telegrafi/
Yahya Al-Shehri (Arabia Saudite). Asnjë minutë në La Liga me Leganesin
Salem Al-Dawsari (Arabia Saudite). Asnjë minutë te Villarreal
Fahad Al-Muwallad (Arabia Saudite). 25 minuta në La Liga me Levanten
Willy Caballero (Argjentina) 270 minuta në Ligën Premier te Chelsea
David Ospina (Kolumbia). 380 minuta me Arsenalin
Marcos Rojo (Argjentina). 640 minuta në Premier te Manchester United
Achraf Hakimi (Maroku). 757 minuta në La Liga te Real Madridi
Mohamed Elneny (Egjipt). 869 minuta në Premier me Arsenalin
Akanji (Zvicër). 903 minuta me Borussia Dortmundin në Bundesligë
Gaku (Japoni). 1003 minuta në La Liga te Getafe
Sime Vrsaljko (Kroacia). 1697 minuta te Atlético Madrid
Nacho (Spanjë). 2073 minuta te Real Madridi