Telegrafi

“Lojtarët që kryejnë marrëdhënie seksuale katër herë në muaj nuk mund të luajnë për mua” – Simeone me mendim që ka befasuar shumëkënd

Diego Simeone ka bërë shaka se lojtarët që bëjnë marrëdhënie seksuale vetëm katër herë në muaj nuk mund të luajnë në ekipin e tij.

Gjatë një interviste për Cadena Cope, trajneri argjentinas iu përgjigj pyetjeve për të ardhmen e tij.

Por, gjërat u bënë vërtet interesante kur prezantuesja përmendi një studim që pretendon se një spanjoll mesatar bën seks 56 herë në vit.

Lexo po ashtu Simeone zbulon emrat e dy transferimeve të para të Atleticos, tregon edhe situatën e Carrasco me Barcelonën

Duke iu përgjigjur studimit, një Simeone që dyshoi tha: “Sa? 56, 56 në vit. Sa janë në muaj? Katër në muaj?”.

“Me katër herë në muaj nuk mund të luash në ekipin tim”.

Gagimi i Simeones shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Lexo po ashtu Zbulohet plani i largimeve me transferimeve të reja të Atletico Madridit këtë verë

53-vjeçari është i martuar me Carla Pereyra që nga qershori i vitit 2019.

Dhe ai zbuloi pak nga zakonet e tyre, duke shtuar: “Pesëmbëdhjetë në muaj? Nuk do të them, por kemi një mesatare të mirë”.

Ai më pas shtoi: “Për momentin prioriteti nuk është kontrata ime, nëse duhet të flasim për të, do ta bëjmë më vonë kur Miguel (drejtori ekzekutiv i Atleticos, Miguel Angel Gil) të besojë se është koha më e përshtatshme. Prioriteti është tjetër”. /Telegrafi/