Telegrafi

Lojtarët që befasuan ndër vite me pozitat e tyre të larta në garën për Topin e Artë (Foto)

Shumë kush është habitur kur e ka parë në pozitën e 12-të në garën për Topin e Artë, portierin e Portugalisë, Rui Patricio.

Por çdo vit është një befasi e madhe në këtë garë.

Lexo po ashtu Ronaldo duke e pranuar Topin e Artë dhe fjalët e para të tij (Foto/Video)

Lojtarë si Bixente Lizarazu, Hasan Sas, Juan Carlos Valeron e Theodoros Zagorakis kishin befasuar të gjithë më pozitat e tyre në këtë garë.

Lexo po ashtu Ishin 11 shtete që nuk i dhanë asnjë votë Ronaldos, mësoni kush mendoi se portugezi nuk e meritonte Topin e Artë

Më poshtë Marca ka zgjedhur 15 lojtarë që kanë befasuar në renditjen e garës për Topin e Artë. /Telegrafi/

Bixente Lizarazu (i 11-ti në 2001)

Francezi kishte pasur një sezon fantastik me Baynerin duke e fituar titullin dhe Ligën e Kampionëve.

Yildiray Basturk (i 9-ti në 2002)

Mesfushori turk kishte arritur finalen e Ligës së Kampionëve me Bayer Leverkusenin dhe me Turqinë kishte dalë në venin e tretë në botë.

Hasan Sas ( i 11-ti në 2002)

Sulmuesi turk ishte ndër më të mirët në Kampionatin Botëror ku Turqia doli e treta. Me Galatasarayn fitoi titullin.

Bernd Schneider (i 15-ti në 2002)

Ai ishte para Ballackut dhe doli i dyti në Kupën e Botës. Luajti edhe në finale të Champions.

Juan Carlos Valeron (i 15-ti në 2002)

Ai ishte ndër më të mirët në botë për disa sezone. Por në vitin 2002 ishte kulmi i tij.

Theodoros Zagorakis (i 5-ti në 2004)

Kapiteni dhe lojtari kryesor i Greqisë në suksesin heroik të tyre kur e fituan Kampionatin Evropian. Ai pati kaluar te Bologna nga AEK-u pas performancave  të mira.

Ricardo Carvalho (- 9-ti në 2004)

E fitoi Ligën e Kampionëve me Porton dhe doli i dyti me Portugalinë. Pas këtyre ai kaloi te Chelsea.

Claude Makelele (- 13-ti në 2005)

Ndoshta ‘stoperi’ më i mirë në atë dekadë. Fitoi tre trofe me Chelsean në vitin 2005.

Jens Lehmann (i 10-ti në 2006)

Ishte viti i ti më i mirë në mes të shtyllave. Ai luajti në finale të Ligës së Kampionëve dhe ishte i treti në Kupën e Botës.

Gennaro Gattuso (i 14-ti në 2006)

E fitoi Kupën e Botës me Italinë. Ai mori të njëjtin numër të votave me Cristiano Ronaldon.

Frederic Kanoute (i 11-ti në 2007)

Sulmuesi nga Mali ishte në formë në atë kohë dhe e kishte fituar Kupën UEFA.

Marcos Senna (i 11-ti në 2008)

E ftoi Kampionatin Evropian me Spanjën. Ai ishte në listë me shuam spanjoll në atë vit. Torres (3), Casillas (4), Xavi (5) dhe Villa (7).

Emmanuel Adebayor (i 12-ti në 2008)

Togolezi e fitoi Topin e Artë afrikan dhe ishte ndër më të mirët në Ligën Premier.

Javier Mascherano (i 14-ti në 2015)

Argjentinasi fitoi tripletën me Barcelonën, ndërsa me Argjentinën luajti në finale të Kupa Amerika.

Rui Patricio (i 12-ti në 2016)

Ai e fitoi Kampionatin Evropian dhe ishte ndër më meritorët.