Site icon Telegrafi

Lojtarët kthehen sërish në fushë për të vazhduar nxehjen, ndeshja shtyhet edhe për 15 minuta të tjerë

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit është shtyrë për 15 minuta, por duket se do të zgjatë edhe më shumë se kaq. 

Ajo ishte planifikuar të niste në orën 21:00, por fillimisht ishte shtyrë deri në 21:15.

Incidentet jashtë stadiumit “Stade de France” janë arsye e shtyrjes, ku tani UEFA ka vendosur ta shtyjë ndeshjen deri në ora 21:30.

Tifozët nuk po mund të futen në stadium për shkak të kaosit dhe UEFA ka vendosur që ndeshja të shtyhet për disa minuta.

Lajmi është konfirmuar edhe nga të dyja klubet.

Janë mbi 100 mijë tifozë të Liverpoolit që kanë udhëtuar për në Paris, të cilët kanë krijuar rrëmujë në dalje.

Tani ndeshja fillon në ora 21:15. /Telegrafi/

Exit mobile version