Telegrafi

Lojtarët kroatë vetë fajtorë që nuk luajnë ndaj Kosovës?

Mungesa e Luka Modric, Dejan Lovren, Ivan Rakitic e Marko Pjaca, e bën të brishtë skuadrën e Kroacisë në ndeshjen kundër Kosovës.

Kjo ka bërë që mediat kroate të interesohen për të gjetur fajtorin se si ka mundur të ndodhë që para një ndeshjeje të rëndësishme me përfaqësuesen të mungojnë lojtarët që bartin fanellat e klubeve të mëdha.

Jutarnji.hr ka bërë një intervistë me mjekun e Dinamo Zagrebit, Hrvoje Sojat, i cili ka thënë se lojtarët duhet ta paraqesin problemin e tyre te stafi mjekësor i klubit dhe mund të ndodhë që ata nuk ankohen, prandaj ndodh lëndimi më serioz.

Lexo po ashtu LIVE: Kosovë-Kroaci (0-6)

Ai ka thënë se në rast se paraqitet problemi, menjëherë fillojnë ekzaminimet bëhet ultrazëri apo rezonanca magnetike për të caktuar diagnozën. Sidomos te klubet e mëdha, si Real Madridi, Juventusi apo Barcelona, të cilët nuk lejojnë që të përkeqësohet gjendja e futbollistëve të tyre.

“Nëse lojtarët pas ndeshjes ose pas stërvitjes na thonë se është gjithçka në rregull, se nuk kanë kurrfarë problemi, atëherë nuk ka nevojë të reagohet, kjo lë të kuptohet se ata janë të shëndoshë”, ka sqaruar mjeku. /Telegrafi/