Nënshkrimet e reja të Juventusit, duke përfshirë edhe Cristiano Ronaldon, u detyruan të këndonin si pjesë e ceremonisë para skuadrës.
Bardhezinjtë nesër e nisin sezonin e ri në Serie A kundër Chievos.
Juventusi do të niset rrugës për ta fituar Scudetton e tetë me radhë, pasi shtatë janë fituar radhazi.
Siç është e zakonshme nëpër shumë klube të futbollit, lojtarët që vijnë së fundmi, detyrohen të këndojnë një këngë.
Miralem Pjanic ka qenë që i ka postuar pamjet e djemve të rinj që qëndronin para skuadrës mbi një karrige .
Cristiano Ronaldo, Joao Cancelo, Mattia Perin dhe Leonardo Bonucci kënduan të gjithë.
Nuk mungoi as vallzimi fantastik i kampionit të botës, Blaise Matuidi.
Atmosfera te Juventusi duhet fantastike para nisjet se sezonit, ku qëllimi kryesor është të fitohet Liga e Kampionëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WAsLV3A4wws