Telegrafi

Lojtarët e Realit e festojnë barazimin në Camp Nou, CR7 tashmë epik me festimin e tij (Foto)

Real Madridi nuk ka mundur të arrijë më shumë se një barazimin ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Los Blancos barazuan rezultatin në 1-1 me golin e Sergio Ramos në minutat e fundit të takimit.

Pas ndeshjes lojtarët mysafirë janë mbledhur në dhomën e zhveshjes ku kanë festuar këtë barazimin me një fotografi ekipore.

Në qendër të fotografisë është si gjithmonë Cristiano Ronaldo, i cili tashmë nuk harron edhe festimin e tij epik. /Telegrafi/

Se barazimi është i mirëpritur, posaçërisht ndaj rivalëve, e tregon më së miri edhe kjo foto.