Edhe pse vera duhet të ishte e qetë për rivalitetin mes Real Madridit dhe Barcelonës, ajo po vazhdon edhe në Kampionatin Botëror.
Ishin 736 lojtarë që kishin ardhur nga e gjithë bota dhe nga klube të njohura.
Në total lojtarë të Realit kishin udhëtuar 15, ndërsa nga Barcelona kanë udhëtuar 14. Vetëm Manchester City kishte më shumë, pasi 16 lojtarë të klubit anglez ishin në Rusi.
Deri më tani janë zhvilluar 44 ndeshje, në fazën e grupeve, ku kanë mbetur edhe katër lojë, ndërsa janë shënuar 116 gola.
Aktualisht lojtarët e fituesit të Ligës së Kampionëve kanë shënuar nëntë gola, ndërsa lojtarët e fituesit të La Ligës, tetë gola.
Cristiano Ronaldo ka katër gola në fazën e grupeve deri më tani me Portugalinë dhe po lufton për Këpucën e Artë me Harry Kane.
Luka Modric ka shënuar dy gola për Kroacinë, Toni Kroos shënoi një gol të shkëlqyeshëm për Gjermaninë dhe Nacho dhe Isco kanë shënuar nga një Spanjën.
Për Barcelonën, Philippe Coutinho dhe Luis Suarez kanë shënuar nga dy herë, ndërsa Lionel Messi, Yerry Mina, Ivan Rakitic dhe Paulinho kanë gjetur rrjetën nga një herë.
Sa i përket kampionateve LaLiga dhe Liga Premier janë në krye me 29 lojtarë që kanë shënuar nga 51 sa kanë gjetur rrjetë. /Telegrafi/
Numri i golave të shënuara në bazë të lojtarëve nga cilat klube vijnë