Site icon Telegrafi

Lojtarët e Real Madridit befasojnë mediat me sjellje josportive pas humbjes 4-0 të Barçës

Barcelona ka shkatërruar Real Madridin në El Clasicon e parë të këtij edicioni, duke e mposhtur me rezultat të thellë 0-4 në Santiago Bernabeu.

Asnjë lojtar i Real Madridit nuk foli me mediat pas ndeshjes pas disfatës nga Barcelona.

“Është e vërtetë, asnjë lojtar i Real Madridit nuk ka folur me mediat sonte. Ku është lidershipi brenda dhe jashtë fushës?”, deklaroi Edu Aguirre i El Chiringuito TV.

Është një sjellje mjaft befasuese dhe josportive nga Real Madridi të injorosh shtypin pas një ndeshje kaq të rëndësishme.

Real Madrid TV duhej të mjaftohej me intervistimin e Lamine Yamal pas ndeshjes.

Los Blancos u mposhtën me rezultat të thellë 0-4, ku ishte humbja e parë sezonale për ta në La Liga. /Telegrafi/

 

Exit mobile version