Ndeshja Gjilani – Prishtina është mbyllur me tensione të mëdha, ku nuk ka munguar as intervenimi i policisë.
Gjithçka nisi nga një karton i kuq i dhënë për portierin Visar Bekaj në fillimin e pjesës së dytë, gjë që ka krijuar bujë të madhe edhe në rrjetet sociale.
Rezultati ishte 0-0 në ato momente, ndërsa pas ndeshjes që e fitoi Gjilani (2-1), pati tollovi në fushë.
Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, është spërkatur me sprej lotsjellës nga Policia e Kosovës.
Nga kjo kanë pësuar edhe futbollisti Labinot Ibrahimi, ndërsa Lorik Boshnjaku ka marr një lëndim në dorë. Nga të lënduarit është edhe mjeku i klubit, Atdhe Halimi.
Këta të fundit janë në QKMF të Gjilanit duke marr ndihmën e parë.
Pas ndeshjes ka pasur edhe një fjalosje mes administratorit të klubit të Prishtinës, Bajram Sherifi dhe drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi, për çka është arrestuar ky i pari. Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Prishtinës.
Telegrafi ka mësuar se është arrestuar edhe drejtori i Dritës, Valon Zymberi.
Incidenti që ka ndodhur pas ndeshjes e ka konfirmua edhe Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan për Telegrafin: “Ka pasur incident, por ende nuk është përgatitur raporti. Do t’ju njoftojmë më vonë”. /Telegrafi/