Site icon Telegrafi

Lojtarët e pa vaksinuar të Real Madridit dhe Chelseat mund të humbasin ndeshjet e Ligës së Kampionëve në Francë

Real Madridi dhe Chelseat mund të detyrohen të lënë çdo lojtar që nuk është vaksinuar kundër COVID-19 në shtëpi për ndeshjet e tyre të Ligës së Kampionëve që do t’i luajnë në Francë ndaj ekipeve franceze.

Kufizimet aktuale të COVID-19 në Francë nënkuptojnë se nuk ka përjashtime për atletët profesionistë të pa vaksinuar që duan të hyjnë në vend.

Paris Saint-Germain do të presë Real Madridin në ndeshjen e parë të ndeshjes të fazës së 1/-8tës më 15 shkurt, ndërsa Chelsea udhëton në Lille për ndeshjen e dytë të kësaj faze më 16 mars.

Lexo po ashtu Pesë ekipet favorite për të fituar trofeu e Ligës së Kampionëve në sezonin 2021/22

Çfarë ka thënë UEFA?

Në një deklaratë të enjten, UEFA tha se do t’u kërkohet në parim të respektojnë kufizimet në çdo vend, duke shtuar se udhëzime të mëtejshme do të bëhen përpara fazave të eliminimit të Ligës së Kampionëve.

“Kushtet specifike në të cilat luhen ndeshjet në secilin vend janë subjekt i vendimeve të autoriteteve kompetente në atë vend”.

“Çdo ekip në parim do t’i kërkohet të respektojë rregullat e aplikueshme në vendin ku zhvillohet ndeshja”.

“Por anekset specifike të garës – ende në përpunim – të cilat përmbajnë rregulla të veçanta për shkak të COVID-19 të zbatueshme në fazën e eliminimit, mund të ofrojnë udhëzime të mëtejshme në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Lexo po ashtu Datat zyrtare të ndeshjeve në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve

Në vitin 2021, ndeshjet e klubeve evropiane u zhvendosën në vende neutrale për shkak të ndalimeve të udhëtimit në disa vende, të shkaktuara nga pandemia e vazhdueshme COVID-19.

Megjithatë, situata aktuale e vaksinimit është e ndryshme sepse rregullat zbatohen vetëm për individë të caktuar. /Telegrafi/

Exit mobile version