Telegrafi

Lojtarët e Milanit dalin në fushë para ndeshjes, e testojnë atë (Foto)

Futbollistët e Milanit tashmë kanë dalë në fushë para derbit ndaj Interit.

Rossonerët disa prej të cilëve edhe pa fanella kanë shkelur fushën në gjendje të shkëlqyer e cila është duke u ujitur para duelit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth derbit milanez

Stadiumi po ashtu ka filluar që të mbushet plotësisht dhe atmosfera që do të krijohet sigurisht se do të jetë spektakolare, shkruan Telegrafi.

Milani do të provojë ta fitojë këtë ndeshje për të rritur gjasat për plasman në Evropë, teksa Interi do të luajë për tifozët. /Telegrafi/