Site icon Telegrafi

Lojtarët e Liverpoolit të acaruar me hapësirën e re stërvitëse në Windy Harbour – e preferojnë më shumë Melwoodin

Jurgen Klopp dhe lojtarët e Liverpoolit nuk janë të kënaqur me qendrën e re stërvitëse në Kirkby që kushtoi mbi 50 milionë euro.

Ajo përmban dy fusha të mëdha, dy palestra, pishinë, qendër për hidratim dhe një dhomë speciale për rehabilitim.

Një tjetër hapësirë e jashtme për ngrënie me pamje nga fushat e bën atë një pjesë të bukur, madje ka edhe një fushë me rërë për të luajtur volejboll, me lojtarët që bëjnë shaka me Alisson Beckerin, Gabinhon dhe Roberto Firminon se ajo u është dedikuar posaçërisht atyre.

Mirëpo, lojtarët nuk po i pëlqejnë ato hapësira dhe raportohet se ata më shumë do e pëlqenin rikthimin në Melwood se sa të qëndronin atu.

Nuk ka asgjë me kushtet që gjenden aty, mirëpo erërat janë të fuqishme dhe të shpeshta në atë pjesë, pasi në Angli moti është gjithmonë i ndryshueshëm dhe ka temperatura më të ulëta.

Lexo po ashtu Vazhdon simulimi i shëmtuar nga Mohamed Salah – egjiptiani po shndërrohet në një lojtar acarues

Lojtarët janë duke e urryer këtë fakt se atje ka shumë erëra të fuqishme dhe e kanë të pamundur të stërviten normalisht.

Ndoshta kjo ka ndikuar edhe në formën e tyre, pasi aktualisht janë duke luftuar për një vend në top katërshe.

Në Melwood, në 13 ndeshjet e fundit, ata kishin fituar 10 takime, kanë barazuar në dy dhe kanë humbur vetëm një – në atë ndaj Atletico Madridit.

Në Kirkby, në 13 ndeshjet e fundit, Liverpooli ka fituar katër takime, ka barazuar dy herë dhe ka humbur shtatë sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version