Telegrafi

Lojtarët e Kosovës reagojnë rreth shortit për kualifikimet në Kampionatin Botëror

Lojtarët e Kosovës kanë filluar të reagojnë për shortin e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Gara më e madhe për  përfaqësuese do të mbahet në vitin 2022 në Katar, derisa tashmë janë mësuar të gjitha grupet.

‘Dardanët janë në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, e që do të kenë takimet aspak të lehta, mirëpo asgjë nuk është e pamundur.

Lexo po ashtu Grupi i 'ferrit' dhe ai më i lehti në kualifikimet për Kampionatin Botëror - Shqipëria duhet të djersitet shumë

Në rrjetin social Instagram, disa nga lojtarët e Kosovës kanë reaguar me Instasytory rreth shortit.

Valon Berisha, Amir Rrahmani, Florent Hdergjonaj, e Mërgim Vojvoda e kanë mirëpritur shortin duke postuar foton e grupit B. /Telegrafi/

Amir Rrahmani/Instastory

 

Valon Berisha/Instastory

 

Florent Hadergjonaj/Instastory

 

Mergim Vojvoda/Instastory