Lojtarët e Kosovës kanë filluar të reagojnë për shortin e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Gara më e madhe për përfaqësuese do të mbahet në vitin 2022 në Katar, derisa tashmë janë mësuar të gjitha grupet.
‘Dardanët janë në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, e që do të kenë takimet aspak të lehta, mirëpo asgjë nuk është e pamundur.
Në rrjetin social Instagram, disa nga lojtarët e Kosovës kanë reaguar me Instasytory rreth shortit.
Valon Berisha, Amir Rrahmani, Florent Hdergjonaj, e Mërgim Vojvoda e kanë mirëpritur shortin duke postuar foton e grupit B. /Telegrafi/