Kosova sot ballafaqohet me Shqipërinë në një ndeshje miqësore e cila zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në “Elbasan Arena”.
Para ndeshjes, skuadra Kosovës e cila sot do të drejtohet nga Muharrem Sahiti për shkak se kryetrajneri Bernard Challendes rezultoi pozitiv në testin për COVID-19, kanë pozuar me veshje të portokallta, rekuizita këto në mbështetje të kampanjës “Bëhu zëri im”.
Kjo kampanjë është në përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Të dy ekipet kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin miqësor, para takimeve që i luajnë në Ligën e Kombeve në këtë muaj.
Përfaqësuesja e Kosovës ka treguar një mbështetje të madhe për këtë kampanjë sensibilizuese në mbështetje të femrave të dhunuar gjatë luftës së fundit në vendin tonë. /Telegrafi/