Site icon Telegrafi

Lojtarët e Kosovës golin ia dedikojnë Arbër Zenelit

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Bullgarisë në Sofje me golin e Milot Rashicës.

Ishte një lojë e bukur e lojtarëve tanë që organizuan një sulm të mirë nga e djathta, e pas harkimit në zonë më së miri u gjet Milot Rashica.

Një gol i bukur, i dyti i tij në dy ndeshjet e fundit.

Milot Rashica dhe shokët e ekipit golin ia dedikuan bashkëlojtarit të lënduar, Arbër Zenelit.

Zeneli u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi.

Kosova po udhëheq në një ndeshje që po luan shumë mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version