Site icon Telegrafi

Lojtarët e Juves janë fjalosur pas pjesës së parë të finales?

Lojtarët e Juventusit duket se nuk e kanë përjetuar mirë disfatën nga Real Madridi në finalen e Cardiffit të këtij viti.

Bianconerët ishin skuadra më e mirë për 45 minuta në Cardiff, por pranuan tri gola në pjesën e dytë për të humbur me rezultat final 4-1.

Tash La Stampa raporton se ka pasur tensione në zhveshtore në pushim të pjesës, ku i përfshirë ishte Leonardo Bonucci.

Gazeta raporton se mbrojtësi ka ndjerë se Dybala po kursehej pas kartonit të verdhë dhe i ka thënë atij që të zgjohet nga gjumi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Juventusit

Bonucci po ashtu ka potencuar në pjesë të parë se Marceo po shkaktonte probleme në krahun e majtë, me Barzaglin që po luante në krahun e djathtë.

Barzagli nuk e mori mirë këtë gjë dhe i tha Bonuccit që nëse do të fuste këmbën e tij për të bllokuar golin e Ronaldos atëherë Juvja nuk do të ishte duke humbur 1-0.

Duket se tensionet e mëdha në zhveshtore kanë ndikuar në gjithë rrjedhën e finales.

Real Madridi pas këtij takimi u shpall kampion i Evropës për herë të 12-të. /Telegrafi/

Exit mobile version