Telegrafi

Lojtarët e Juventusit të pakënaqur me Allegrin, zbulohen arsyet

Shumica e lojtarëve të Juventusit thuhet se janë të pakënaqur me stërvitjen në Continassa, por ka më shumë arsye pse raporti i tyre me trajnerin Massimiliano Allegri po shembet.

Juventusi po përgatitet për derbin e nesërm della Mole kundër Torinos, disa ditë pas humbjes 2-0 kundër Maccabi Haifa në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Allegri ka vendosur një stërvitje ri-trajtimi në Continassa nesër dhe jo të gjithë lojtarët janë të kënaqur me vendimin e trajnerit.

Mediumi italian La Gazzetta dello Sport ka zbuluar arsyet e zhgënjimit të lojtarëve.

Pothuajse të gjithë besojnë se stërvitja e ti-trajnimit është e padobishme në zgjidhjen e krizës së tyre.

Megjithatë, ata nuk kanë pasur ende një përballje me trajnerin dhe shumica e lojtarëve të Juventusit mendojnë se Allegri duhet të ketë një raport më të drejtpërdrejtë me ta dhe të flasë më shpesh me ekipin.

Mungesa e komunikimit jashtë fushës pasqyrohet nga konfuzioni i shfaqur nga skuadra në fushë gjatë ndeshjeve.

Sipas raportit, disa lojtarë nuk i kuptojnë zgjedhjet e Allegrit për formacionin pasi trajneri nuk jep shpjegime kur ata largohen nga formacioni titullar.

Ka shqetësime edhe në lidhje me metodat e trajnimit. Lojtarët e Juventusit vrapojnë shumë gjatë seancave stërvitore, por mbajnë një intensitet të ulët, i cili pasqyrohet edhe në fushë.

Shumica besojnë se ky lloj i trajnimit nuk do t’i zgjidhë problemet e tyre. Nga ana tjetër, ka disa gjëra që Allegri dhe stafi i tij duhet të ndryshojnë në qasjen e tyre për të ndryshuar gjërat. /Telegrafi/