Telegrafi

Lojtarët e Juventusit arrijnë në Camp Nou, zbresin në fushë (Foto)

Ekipi i Juventusit tashmë ka arritur në stadiumin epik, Camp Nou.

Është pikërisht Camp Nou impianti ku do të zhvillohet dueli më i rëndësishëm i sezonit për Juventusin dhe Barcelonën.

Bianconerët kanë një epërsi prej 3-0 nga ndeshje a parë e zhvilluar në Torino.

Tashmë ekipi i Juventusit ka arritur në stadium, ku lojtarët janë parë teksa kanë zbritur në fushë për të testuar terenin, shkruan Telegrafi.

Mbetet të shihet nëse Juventusi do t’ia dalë të sigurojë gjysmëfinalen ndaj një Barcelone e cila i mposhti ata në finale të Ligë së Kampionëve dy vjet më parë. /Telegrafi/