Juventusi dhe Interi luajtën 1-1 në derbin e xhiros së 13-të të Serisë A.
Me këtë barazim Nerazzurët mbajtën vendin e parë me dy pikë përpara Zonjës së Vjetër. Në fund të ndeshjes ka ndodhur një situatë e çuditshme.
Gjegjësisht, lojtarët e Interit janë nisur drejt Milanos pa bërë dush pas ndeshjes. Gazzetta dello Sport shkruan se pompa e ujit u prish në stadiumin e Juventusit, ndaj presioni i ujit ishte i dobët.
Lojtarët e Interit janë larguar menjëherë nga dhomat e zhveshjes me autobus dhe kanë shtyrë dushin për t’u kthyer në shtëpi.
Në Torino ndeshja u luajt në temperaturën minus katër gradë celsius, ndaj ekspedita e Interit nuk donte të rrezikonte dhe të humbiste kohë pas ndeshjes.
Kujtojmë se Dusan Vlahovic e ka kaluar Juventusin në epërsi me gol në minutën e 26-të, ndërsa Lautaro Martinez ka shënuar pas shtatë minutash për 1-1, që ishte në fund edhe rezultatin final. /Telegrafi/