Mauricio Pochettino tani ka marrë zyrtarisht detyrën e trajnerit të ri të Chelseat, duke zhvilluar një seancë stërvitore të hënën.
Sipas Telegraph, yjet e Bluve janë ‘në një surprizë’ teksa janë gati të zbulojnë metodat e stërvitjes së argjentinasit.
Kyle Walker, i cili u bashkua me Pochettinos në Tottenham, e përshkroi përgatitjen si ‘të tmerrshme’ për qasjen rraskapitëse të trajnerit në parasezon.
Argjentinasi do të fokusohet në ndërtimin e forcës së lojtarëve dhe receta është mjaft e thjeshtë: ‘vrapim, vrapim dhe më shumë vrapim’ që mund të rezultojë në një avari.
Chelsea synon të rikthehet në majat e futbollit me ish-strategun e Paris Saint-Germain, pasi në edicionin e kaluar nuk ia dolën të kualifikohen as në garat evropiane për 2023/24.
Andaj, Pochettino e di tashmë se çfarë do të kërkojë nga lojtarët e tij, në mënyrë që të nisin sezonin në mënyrë më të mirë të mundshme. /Telegrafi/