Yjet e Borussia Dortmund kanë shkëlqyer në Euro 2024 me paraqitjet dhe golat e tyre deri më tani, duke qëndruar në krye të renditjes.
Deri në çerekfinale të “Euro 2024” lojtarët që bëjnë karrierë në Bundesligë kanë shënuar 21 gola, duke i prirë listës para atyre të Serie A (14 gola), Ligës Premier (13 gola). Lojtarër që luajnë në La La Liga kanë shënuar 12 gola, ndërsa ata të Ligue 1 të Francës kanë realizuar 7 gola.
Lojtarët e Borussia Dortmundit e kryesojnë listën e golashënuesve më të mirë, sa i përket klubeve, me finalistë të Ligës së Kampionëve për edicionin e kaluar, që kanë realizuar 6 gola.
Dyshja e Gjermanisë, Niclas Fullkrug ka dy gola, kurse Emre Can ka një gol të shënuar. Donyell Malen i Holandës ka dy gola, kurse Marcel Sabitzer e ka një gol të shënuar për Austrinë.
Nga Borussia Dortmund që janë pjesë e kombëtareve janë edhe Salih Ozcan, Nico Schlotterbeck, Gregor Kobel dhe Ian Maatsen, i cili kaloi te Aston Villa.
Gjermania luan kundër Spanjës në çerekfinale të Evropianit, kurse Holanda ballafaqohet me Turqinë, ku numri i golave mund të rritet.
Lojtarët e Bayern Munichut dhe Real Madridit kanë shënuar nga pesë gola dhe e ndajnë vendin e dytë.
Lojtarët e Interit dhe të Slavia Pragës janë në vendin e tretë me nga katër gola të shënuar. /Telegrafi/