Telegrafi

Lojtarët e Bayernit pozojnë të mbështjellë vetëm me peshqirë pas kualifikimit në finale të DFB Pokal

(Foto: Getty Images)

Bayern Munichu ka kaluar çdo pengesë që i ka dalë përpara këtë sezon deri më tani, ndërsa disa prej lojtarëve kanë vendosur që ta festojnë në mënyrë të veçantë këtë sukses.

Bavarezët e nëpërkëmbën Bayer Leverkusenin në gjysmëfinale të DFB Pokal duke e mposhtur me rezultat 6-2 të martën mbrëma dhe në këtë mënyrë u kualifikua në finale të Kupës gjermane.

Me këtë rast, Thomas Muller, Sandro Wagner, Joshua Kimmich dhe Mats Hummels, kanë bërë një pozë interesante për ta shënuar këtë arritje.

Katër futbollistët kanë pozuar nga banjat e klubit të mbështjellë vetëm me peshqirë, ndërsa fotografia është publikuar në profilet e Bayernit në rrjetet sociale.

Ekipi i Jupp Heynckes është në kërkim të tripletës këtë edicion, pasi tashmë është shpallur kampion i Bundesligas.

Pos kualifikimit në finale të Kupës, bavarezët luajnë edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Ndeshja e parë mes dy gjigantëve të futbollit evropian do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme (25 prill) në Allianz Arena. /Telegrafi/