Telegrafi

Lojtarët e Arsenalit garojnë se kush e ka goditjen më të fortë – Holding i pari, Xhaka del më i fortë se Mustafi (Video)  

Pesë futbollistë të Arsenalit kanë qenë pjesë e sfidës së mediumit BT Sport, se kush e ka goditjen më të fortë. Ndër ta ishin edhe dy lojtarët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Mediumi BT Sport ka ofruar një sfidë për lojtarët e Arsenalit, se cili ka goditjen më të fortë.

Pjesë e kësaj gare ishin pesë futbollistë: Granit Xhaka, Shkodran Mustafi, Rob Holding, Theo Walcott dhe Calum Chambers.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Granit Xhakës për mediumin e njohur anglez: Babanë e burgosën kur ishte i ri, u detyra të dalë e të jetojë në Zvicër

Të gjithë në fillim të lojës u prezantuan dhe u panë optimist se mund ta fitojnë garën për goditjen më të fortë.

Lexo po ashtu Yjet e Arsenalit praktikojnë “Kung Fu”, shkëlqen dyshja Ozil-Sanchez (Video)

Megjithatë, ‘kampion’ i goditjes me grusht doli të jetë mbrojtësi anglez, Holding, i cili mposhti katër tjetër në garë.

Holding arriti të godas fortë, duke e quar aparatin e goditjes deri në 800 pikë, ndërsa pas tij erdhi djaloshi nga Kosova, Xhaka, i cili zuri vendin e dytë 768 pikë.

Vendi i tretë për goditjen më të fortë i takoi Chambersit me 765 pikë, ndërsa në vendin e katërt Mustafi me 758 pikë.

Fare në fund u renditet sulmuesi anglez, Walcott, goditja e të cilit shkoi në 756 pikë. /Telegrafi/