Lojtarët e Arsenalit kanë kërkuar që Alexis Sanchez të shitet para këtij vikendi.
Sipas asaj që shkruan ‘London Evening Standard’, lojtarët e duan që Sanchez ta mbyll kalimin te Manchester United para të shtunës kur e kanë ndeshjen me Crystal Palacen.
Shumë shokë të skuadrës janë të shqetësuar për situatën e krijuar në klubi nga thashethemet e krijuara rreth Sanchez.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Ëenger, kishte vendosur që ta lë kilianin jashtë skuadrës për ndeshjen me Bournemouth.
Bisedimet për transferimin e lojtarit mes United dhe Arsenal vazhdojnë, me Henrikh Mkhitaryan që pritet të futet si pjesë e marrëveshjes.
Sanchez besohet se ka arritur marrëveshje personale me klubin e United.
Arsenal mund të mbetet edhe pa Mesut Ozilin, i cili po ashtu është në fund të kontratës me klubin. /Telegrafi/