Lionel Messi ka marrë një pseudonim të ri të çuditshëm nga bashkëlojtarët e tij në Argjentinë.
35-vjeçari shënoi dy gola në fitoren 3-0 të së shtunës ndaj Hondurasit, me të dytën e tij që kishte të gjithë vëmendjen, pasi paraboloi portierin kundërshtar.
Argjentina është e pamposhtur në 34 ndeshje dhe po shkojnë drejt Kupës së Botës që mbahet në Katar me një motiv tejet të lartë.
Messi adhurohet nga pjesa tjetër e skuadrës dhe ata tashmë i kanë vendosur atij një pseudonim.
Messi postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruhej: “Ndërsa thumboni buklën”.
Mesfushori Papu Gomez ishte i pari që u përgjigj dhe tha: “Bukla është e çmendur”.
Pra, Messi përmendet si një “Bukël” nga bashkëlojtarët e tij, e padyshim se nga tani e tutje do ta dëgjojmë më shpesh këtë fjalë. /Telegrafi/
Bukla (latinisht: Mustela erminea), e njohur edhe si hermelini i bardhë, është një gjitar, që i takon nënfamiljes Mustelinae të familjes Mustelidae, i cili gjendet në Euroazi dhe Amerikën e Veriut. Dallon nga nuselala për nga përmasat më të mëdha dhe nga bishti më i gjatë. Me prejardhje nga Eurazia, kaloi në Amerikën e Veriut disa gjysmë miliona vite më parë, ku u natyralizua dhe u bashkua me nuselalën bishtgjatë, e cila është me përmasa më të mëdha.