Telegrafi

Lojtarët dhe tifozët e Tottenhamit sulmuan Ramsdalen – por Granit Xhaka vërshoi drejt kampit të Spurs

Granit Xhaka ishte edhe një herë lideri për Arsenalin në debrin e luajtur ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

The Gunners fituan 2-0 në udhëtim te Spurs, por pas ndeshjes pati një përplasje të ashpër mes dy kampeve.

Aaron Ramsadale duket se kishte provokuar tifozët e Spurs, ndërsa Richarlison kishte një përplasje me të, dhe më pas gardiani u shqelmua edhe nga tifozët vendas.

Mirëpo, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane shkoi menjëherë drejt Richarlisonit, por që u dasht ndërhyrja e Mikel Artetas që gjërat mos të eshalonin.

Ata më pas shkuan drejt tifozëve të tyre, për të festuar këtë triumf. /Telegrafi/