Ish sulmuesi i njohur rumun, Viorel Moldovan, ka kritikuar ashpër ndeshjen e Rumanisë ndaj Kosovës, që u mbyll me rezultatin 0-0, ndeshje e vlefshme për kualifikimet për EURO 2024.
Viorel Moldova ka bërë karrierë me klube si Xamax, Grasshoppers, Covertry City, Fenerbahce, Nantes dhe klubet e njohura rumune si Dinamo dhe Rapid Bukuresht, ndërsa me Rumaninë ka 70 ndeshje dhe 25 gola.
Ai vuri në dukje frikën e lojtarëve të kombëtares rumune dhe mungesën e angazhimit të tyre. Përveç kësaj, ai ka dhënë shembull lojtarët e Kosovës.
“Nuk e di pse humbasim personalitetin në ndeshje. Është një gjë e çuditshme. Pra, ne kemi personalitet në jetën e përditshme. Por atje, në fushë, kur duhet të tregojmë këtë personalitet, nuk e bëjmë”.
“Duhet të keni iniciativë në lojë. Tregoni se jeni të vlefshëm. Në thelb, ne nuk bëmë shumë gjëra. Nuk treguam shumë futboll. Duhet të kesh personalitet. Le të bëjnë si lojtarët nga Kosova”.
“Nuk e meritonim të përfundonim në barazim! Kosova ishte superiore, sidomos në pjesën e dytë, pothuajse nga çdo këndvështrim: fizik, taktik, teknik, vullnet për të luftuar. Ishte një ekip rumune që nuk tregoi pothuajse asgjë”.
“Nuk mund të pretendojmë vendin e dytë, veçanërisht pas kësaj pjese të dytë katastrofike. Jam shumë i zhgënjyer. Prisja pak më shumë nga pikëpamja individuale nga Dennis Man, nga Florinel Coman, nga ata që hynë. Nuk po flas më për George Puscas”, ka thënë Moldovan për mediumin rumun Prima Sport.
Rumania pas barazimit ndaj Kosovës mban vendin e dytë me shtatë pikë, katër më shumë se Dardanët që janë të katërtit. /Telegrafi/