Microsoft ka njoftuar se duke filluar nga nëntori, përdoruesit mund të luajnë dhe blejnë lojëra Xbox direkt nga aplikacioni Xbox në Android.
Ky njoftim vjen nga presidentja e Xbox, Sarah Bond, e cila, në një postim në X, tha: “Vendimi i gjykatës për të hapur dyqanin celular të Google në SHBA do të lejojë më shumë zgjedhje dhe fleksibilitet”.
The court's ruling to open up Google´s mobile store in the US will allow more choice and flexibility. Our mission is to allow more players to play on more devices so we are thrilled to share that starting in November, players will be able to play and purchase Xbox games directly…
— BondSarahBond (@BondSarah_Bond) October 10, 2024
“Misioni ynë është të lejojmë më shumë lojtarë të luajnë në më shumë pajisje, kështu që ne jemi të kënaqur të ndajmë se duke filluar nga nëntori, lojtarët do të jenë në gjendje të luajnë dhe të blejnë lojëra Xbox direkt nga aplikacioni Xbox në Android”.
Pavarësisht disa paqartësive, vendimi i Microsoft për të shitur lojëra Xbox direkt nga aplikacioni i tij Xbox në Android është i mirëpritur. /Telegrafi/