Telegrafi

Lojërat elektronike në Kosovë: Ekipi ‘ESK’ fitojnë turneun e ‘CS:GO’ të organizuar në Pejë

Ndonëse nuk kanë mbështetje të madhe, ekipet e lojërave elektronike (e-Sports) janë thuajse në të njëjtin hap me ekipet e botës.

Mund t’ju duket paksa e çuditshme, por lojtarët profesionistë botërorë të këtyre lojërave arrijnë të fitojnë qindra mijëra euro brenda vitit përmes turnirëve dhe sponsorëve të ndryshëm, shkruan Telegrafi.

Në Kosovë, ekipi i parë në një turnir me vështirësi arrin t’i grumbullojë përafërsisht 600 euro, por çështjet financiare nuk i ndalin adhuruesit e këtyre lojërave ta bëjnë atë që dinë më së miri.

Një turnir i tillë së fundmi është organizuar nga ‘NextLevelGaming’ në Pejë për lojën Counter Strike: Global Offensive’, ku kanë marrë pjesë gjithsej 16 ekipe me nga pesë lojtarë për ekip.

Në foto: Ekipet pjesëmarrëse

Pas fazës së grupeve, çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve, në ndeshjen përfundimtare u takuan ekipi EsportsKosova (ESK) dhe DecideGaming.

 

Në foto: Dy ekipet finaliste, ‘ESK’ (Kujtim Rexhepi, Endrit Thaçi, Dardan Arifaj, Etrit Fazlija, Driart Gajtani) me ‘DecideGaming’ (Flatron Halimi, Dionis Budeci, Jon Nuredini, Atif Mustafa, Albin Makolli), si dhe organizatorët e turnrit nga ‘NextLevelGaming’

Finalja është luajtur në sistemin ‘Best of Three’, që nënkupton se ekipi që i fiton dy ‘map-a’ nga gjithsej tri, shpallet fitues.

E pikërisht këtë e arritën ekipi ESK me kapitenin Kujtim Rexhepi, të cilët ndonëse e humbën ‘map-ën’ e parë në Mirage, prapëseprapë arritën që ta rikthejnë rezultatin në map-at Inferno dhe Overpass.

Shuma të cilën e kanë fituar dy ekipet e para:

Vendi i parë – 600 euro: Ekipi ‘ESK’

Vendi i dytë – 200 euro: Ekipi ‘DecideGaming’.

Vlen të ceket se në Kosovë shumë shpesh mbahen turnirë të ngjashëm, ndërkaq organizimet shquhen për miqësinë mes lojtarëve dhe bashkëpunimin e tyre.  /Telegrafi/