Telegrafi

Loja me litarë sjell debate mes banorëve në BBVA, përfshihet edhe feja

Foto: Screenshot/YouTube

Banori Romeo Veshaj së bashku me grupin e tij fituan në sfidën me litarë.

Kjo solli shumë debate mes atij dhe grupit të Julit që u diskutua edhe në spektakël.

Ata diskutuan më së shumti për çështjen e fesë, meqë ka prej konkurrentëve që e praktikojnë, duke e sulmuar në këtë rast Romeon.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga biseda e tyre:

Romeo: Dua ta nis nga mënyra e lojës. Unë kisha bashkë me grupin tim në dorë, nga momentin që mund t’i lija jashtë banjës ata. Jo thash, do luajmë drejtë. Kur të gjithë vendosënm që të luajnë pisët, që u nis nga Dea. Ajo ka bërë zgjedhje të pisët për të fituar lojën. Ky është fakt.

Gabriele: Mënyra siç kishim ne problem te grupi jonë, kur Fationi u tregua tolerant. Nuk ishte i drejtë te pjsa e lojës.

Romeo: Gratë dhe vajzat mund t’ia dalin më fortë se burrat. Fitimtari nuk komentohet. Ne jemi fituesit. Ishim 8 veta për një, ndryshe nga grupet e tjera. Lojën e pisët e kisha mundësinë për ta bërë. I kemi dhënë për të ngrënë. Me Ledjonën e kam.

Ledjona: Ti e ke këtë që duhet të fitosh vetëm ti.

Dea: Më vjen për të qeshur kur Romeo Veshaj thotë që loja ka qenë e pisët, i cili ishte ai që vuri në sedër një djal, që sakrifikoi ritualin e tij fetar për një lojë.

Romeo: Nuk dua të të lë. Ti je vajzë dhe nuk duhet të lije shoqet e tua me ato siklete. Ti je një nga ato që nuk përkrah gratë dhe femrat.

Dea: Mua mu dukë lojë e pisët. Kur ti ulërisje dhe bërtisje, në një moment aq delikat. Fakti që ai përdori fjalë të tilla në një moment delikat.

Romeo: Mos harxho frymën kot.

Dea: Fjalë të tilla si burrë pa karakter, ne i dëgjuam gjatë gjithë kohës.

Arta: Në momentin kur ka thënë që jeni njerëz pa karakter dhe pa sedër, e kishte që nuk besojnë as te fjala e dhënë.

Ervini: Abdesin mund ta marrim dhe në vaskë, por hundët nuk mund t’i lajmë dot në vaskë. Duhet lavani për atë punë. Nuk mund ta marrim atje. Në një farë mënyre, tualeti që kemi këtu mund ta quajmë dhe si abdesone.

Bardhi: Ne si grup nuk e kishim ndërmend të dorëzoheshim, deri në atë pikën që Romeo nuk e dinte. Mbas 10 minutash ne ramë dakord. Ai nuk e ka ditur, jam shumë i sigurt. Ka pasur lojë të pisët prej nesh, por edhe prej grupeve të tjera. Lojë e pisët ishte për t’i bllokuar tualetet, por lojë e pisët ishin dhe ofendimet. Kur ka thënë për burra pa sedër, ishte për të na nxjerrë nga kontrolli. Po pas abdesit unë e mora personale, sepse Ervini më ftoi për t’u falur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ngsokqKUpj8