Telegrafi

Loja e kërkuar nga Solskjaer ka filluar të merr formë te Unitedi, goli i dytë ndaj Brightonit është i mahnitshëm

Goli i dytë i Manchester Unitedit ndaj Brightonit në 1/8-tën e Carabao Cup erdhi pas një aksioni të gjatë dhe të rrjedhshëm nga shumë lojtarë të përfshirë.

Unitedi fitoi pa shumë vështirësi përballjen e tyre ndaj Brightonit në Amex Stadium me rezultat 3-0.

Scott McTominay kaloi vizitorët në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Juan Mata dhe Paul Pogba shtuan shkëlqim për fitoren në pjesën e dytë.

Lexo po ashtu Manchester United tregohet i fortë për Brightonin, futet në çerekfinale të Carabao Cup

Megjithatë, goli i dytë i ekipit, i shënuar nga Mata po përfolët shumë, pasi erdhi nga një aksion i gjatë dhe i ndërtuar rrjedhshëm nga lojtarët e Unitedit.

Pas këtij goli, shumë tifozë dhe komentues po mendojnë se ky aksion vjen si rezultat i punës së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, loja e të cilit thuhet se ka filluar të marr formë tashmë.

Solskjaer ishte plot lëvdata për performancën e spanjollit, duke përmendur Mata si njeriun që bëri Unitedi të luante lojën e mirë të shfaqur ndaj Brightonit.

“Një performancë e shkëlqyer nga Juan Mata. Ai ishte ai që kontrollonte topin dhe na qetësoi”, ka thënë fillimisht Solskjaer për Sky Sports pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Brighton 0-3 Machester United: Mata më i vlerësuari

“Ai ishte i kompletuar. Ai krijon pak a shumë vetë golin e parë. Unë kurrë nuk habitem kur ai luan kështu”.

“Ai ka qenë rreth ekipit dhe e njeh futbollin”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/