Është tashmë loja më atraktive shpërblyese në vendin tonë dhe ajo po realizohet tash e disa kohë nga Interex.
“Loja 60 sekonda” nga Interex u bart në Prizren, aty ku Besart Selimi fitoi mundësinë për të qenë pjesë e kësaj loje që u transmetua LIVE në faqen zyrtare të Interex në Facebook.
Besarti u shfaq mjaft i përgatitur për 60 sekondat e tij të mëdha për të marrë mall falas mundsuar nga Interex.
Ai zgjodhi produkte higjienike që kanë vlerë të konsiderueshme, duke arritur kështu një total të hatashëm prej 336 euro e 20 cent.
Besarti u shfaq mjaft i emocionuar, teksa kjo tregon edhe një herë se Interexi gjithmonë qëndron pranë klientëve, me kualitet dhe çmime, e kësaj radhe duke mundësuar edhe një lojë të tillë shpërblyese që është unike në vendin tonë. /Telegrafi/