Site icon Telegrafi

Lohan bëhet myslimane? Shfaqet me Kuran në dorë (Foto)

Lindsay Lohan është fotografuar teksa mbante në dorë një kopje të Kuranit, një ditë pas shërbimit të kryer në komunitet, në Brooklyn.

Aktorja, e cila vjen nga një familje italiane dhe irlandeze dhe që është rritur si katolike, ka hequr dorë nga alkooli dhe po mundohet të hyjë në rrugën e drejtë, falë besimit fetar.

Në të vërtetë, kjo nuk është hera e parë që Lohan ka shprehur interesin e saj në besimet fetare, pasi më parë ka marrë mësime rreth budizmit. Gjatë një interviste të dhënë vitin e kaluar, ajo është shprehur se e konsideron veten një person shumë fetar dhe se me kalimin e kohës “ndjehem akoma më shumë e dhënë pas fesë”. /tch/

Exit mobile version